TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe foli sot për zgjedhjet e 2025 dhe aksionin e PS. I pyetur për vendosjen si drejtuese të fushatës në Fier të zv.ministres Belinda Balluku, ai u shpreh se është e rëndësi që këtë qark ta drejtojë një grua.
“Është me rëndësi që qarku i Fierit të drejtohet nga një grua”, tha ai. Kundërshtarët ai tha se “nuk i sheh aspak”, duke shtuar se janë qytetarët ata që do të zgjedhin. “Kam lidhje vetëm me njerëzit dhe mendoj se deputeti i tillë duhet të jetë. Duhet t’u përgjigjet njerëzve kur ata vendosin ta votojnë dhe t’i japin një kontratë pune dhe ta çojnë në Parlament”, u shpreh ai.
Për Sali Berishën dhe përballen e tij me drejtësinë ai tha se ish-kryeministri është në një situata të vështirë. “Nuk do doja ta shihja veten në asnjë rast në pozitën e tij. Mund të ndjej edhe keqardhje. Janë 30 e kusur vite betejë e bërë, por është çështja e tij dhe nuk dua të komentoj për njerëz që janë në proces me drejtësinë”, tha Braçe.