TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Apelit do të shpallë sot vendimin për deputetin Ervin Salianji i cili është dënuar nga gjykata e Shkallës së Parë me 1 vit burg.
Salianji ka ankimuar vendimin, ndërsa për dy vjet seancat nuk u zhvilluan për mungesë të avokatëve të tij.
Deputeti demokrat është paraqitur pranë gjykatës së Apelit, e cila pritet të shpallë vendimin, ndërsa në mbështetje të tij janë edhe grupi parlamentar i PD-së.
Shihet se në mbështetje të Salianjit kanë shkuar deputetë të opozitës, mes tyre Dhurata Cupi, Saimir Korreshi, Bledion Nallbati dhe Zheni Gjergji.
Të pranishëm janë edhe Asllan Dogjani, Dashnor Sula, Xhelal Mziu, Ferdinand Xhaferri, Luciano Boçi, Luan Baci, Gazment Bardhi, Helidon Bushati dhe Edi Paloka.
