AKTUALITET, 26 Shtator 2024, 15:28

Vendimi i Apelit për Salianjin, Gjekmarkaj: Ditë e zezë për demokracinë! PD s’do të dorëzohet

Vendimi i Apelit për Salianjin, Gjekmarkaj: Ditë e zezë për

Deputeti Agron Gjekmarkaj e quan një ditë të zezë për demokracinë këtë të enjte, pas vendimit të Apelit për Ervin Salianjin. Ai tha se vendimi ishte absurd, ndërsa shtoi se PD nuk do të dorëzohet përballë kësaj qeverie.

Postimi i Gjekmarkajt:

Pranga në duart e Opozites!

Dënimi i Nënkryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Drejtuesit politik të Qarkut të Elbasanit, politikanit të spikatur, deputetit Ervin Salianji është akti i fundit politik i gatuar në kuzhinën e rilindjes dhe formalizuar nga gjykata sot. Dënimi, vjen në një kohë kur pushteti ka marrë revansh ndaj fjalës së lirë dhe frikës së humbjes së pushtetit.

Kjo është një ditë e zezë per drejtësinë për demokracinë! PD nuk do të dorëzohet përballë këtij vendimi absurd. Demokratët dhe qytetaret e ketij vendi duhet ta ndalin zhbërjen, ndalimin, asgjësimin e Opozites! Pas politikanëve të Opozites prangat tunden per ta. Duhet të bashkohemi fuqishem, të ngrihemi fuqishem, t’i shtrijmë doren njeri-tjetrit dhe ta ndalim revanshin e neodikatures!