AKTUALITET, 26 Shtator 2024, 13:06

Ambasadori britanik: Fuqizimi i institucioneve të pavarura kyç për integrimin ne BE

Ambasadori britanik: Fuqizimi i institucioneve të pavarura kyç

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar-së në Shqipëri, Nick Abbott gjatë një takimi me kryetaren e Kuvendit me drejtuesit e Institucioneve të Pavarura, theksoi se fuqizimi i këtyre institucioneve është kyç për integrimin në BE.

‘Institucionet e pavarura duhet të fuqizohen. Duhet llogaridhënie dhe transparencë nga institucionet. Ju inkurajojmë për ta parë këtë si një mundësi për të ushtruar aktivitetin tuaj duke ju inkurajuar të ngrini zërin. E di që ka nevojë për bashkëpunim të fuqishëm në mënyrë që të garantohet balanca dhe efikasiteti në qeverisje. Fuqizimi i institucioneve të pavarura aspekt kyç në rrugën drejt integrimit.’- tha Abbott.

Edhe ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos, theksoi se puna e institucioneve të pavarura është shumë e rëndësishme për integrimin në BE.

Për Holandën shteti i së drejtës është shumë i rëndësishëm për hyrjen në BE, gjithashtu shumë e rëndësishme pavarësia e institucioneve të pavarura dhe në ndarjen e kompetencave në pjesën politike. Në të gjithë marrëdhënia me parlamentin është delikate pasi ka një rol mbikëqyrës. Çfarë bëjmë ne si Holandë në procesin e reformave në Shqipëri, pra mbështesim shoqërinë civile, kemi një takim tjetër, gjithashtu kemi mbështetur shkollën e Magjistraturës dhe SPAK dhe luftojmë për lirinë e fjalën në Shqipëri.’- tha Vos.