AKTUALITET, 26 Shtator 2024, 14:57

Dënimi i Salianjit, Saimir Korreshi: Nuk ishte gjykata kompetente! Vendimi mund të ishte konvertuar

Dënimi i Salianjit, Saimir Korreshi: Nuk ishte gjykata kompetente! Vendimi

Gjykata e Apelit la në fuqi dënimin me 1 vit burg e Gjykatës së Shkallës së parë për deputetin e PD-së Ervin Salianji. Demokrati Saimir Korreshi u shpreh se Gjykata e Apelit nuk ishte gjykata kompetente për të marrë këtë vendim mbi deputetin Salianji.

Më tej ai theksoi se vendimi marrë nga Apeli mund të ishte konvertuar në shërbim prove, ose komuniteti.

“Kjo nuk ka qenë as gjykata kompetente për të marrë vendimin mbi Salianjin. Duhet parë ky problem procedural. Ne do të shohim vijimin e procesit. Vendimi mund të ishte konvertuar në shërbim prove, komunitete.”, u shpreh Korreshi.