TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ervin Salianji deklaroi një ditë më parë se do bëjë fushatë të jashtëzakonshme edhe nga qelia e burgut. Këtë fakt e konfirmoi edhe në konferencë me gazetarët, duke theksuar se do të gjejë të gjitha format e komunikimit për të kontaktuar gjatë fushatës.
“Do ju thërras ju, do ju flas nga dritarja. Përtej shakasë ka mjete komunikimi, lejohen letrat nga burgu. Do gjej forma komunikimi. Izolimin tim e kanë bërë edhe për një arsye tjetër. Nuk është kjo forma ime e parapëlqyer e komunikimit përmes rrjeteve, letrave apo tv.
Në fushata unë takoj qytetarët, të jemi kudo me orë të gjata. Por besoj që ky dënim politik ka motivuar shumë shumë njerëz. E shoh edhe nga reagimet e qytetarëve. Ata do të motivohen dhe do të jenë një formë tjetër reagimi. Ju e dini që regjimet kur janë në kalbje bëjnë reagime të paimagjinueshme”, tha deputeti i PD.