TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Moti i keq po ndikon negativisht te të mbjellat e fermerëve. Ulja e temperaturave ka zbardhur me dëborë të gjithë rrethin e Bulqizës por mund të shkaktojnë dëme të mbjelljeve në shumë zona të thella si në Ostren, Trebisht, Martanesh dhe Zerqan.
Dëbora dhe temperaturat e ulëta ndikojnë negativisht tek të mbjellat, në bujqësi si dhe mund të shkaktoje dëme në drutë frutore të cilat tashmë kanë çelur.
Nga autoritetet përkatëse mësohet se nuk ka probleme me rrugët nacionale dhe ata rurale.