AKTUALITET, 8 Mars 2022, 21:46

Dash Shehi: Basha duhet të ishte larguar që në 26 prill! Humbi zgjedhjet, s'ka çfarë jep më

Dash Shehi: Basha duhet të ishte larguar që në 26 prill! Humbi

Kreu i LZHK, Dash Shehi thotë se Lulzim Basha duhej të kishte dhënë dorëheqjen nga kryetar i PD që në datën 26 prill 2021. 

Në 'A Show' me Adi Krastën në Syri Tv, Shehi tha se Basha ka humbur betejat elektorale dhe nuk ka se çfarë jep ë në PD.

"Isha i pari që thashë se zoti Basha duhej të largohej. Pse të largohej? Sepse ka humbur zgjedhjet. Në datën 26 prill duhet të ishte larguar vetë.

Ky rrugëtimi i fundit sherrxhi që ka prodhuar një lloj drame brenda opozitës, vërtetë në datën 6 pati një fitore të Berishës, por është si e Pirros kjo, sepse raporti është 2:1.

Ka fituar 2-shin ndaj 1-shit. Por të dyja grupet ishin 40% në zgjedhje, janë bërë 30-28% tani, po t'i heqim ca vota LSI-je. është rrudhur edhe më tej. Kjo tregon që procesi ka qenë vërtetë inovativ nga kjo pikëpamje, por është i dhimbshëm", u shpreh Shehi.