AKTUALITET, 8 Mars 2022, 18:39

Kandidati humbës i PD në Shkodër: Basha nuk duhet të largohet, s’ka lidership më të ri se ai…

Kandidati humbës i PD në Shkodër: Basha nuk duhet të

Xhemal Bushati, kandidati i PD në bashkinë e Shkodrës, i cili përfundoi i treti në zgjedhjet e 6 marsit, deklaron se Lulzim Basha nuk duhet të japë dorëheqje. 

Në një prononcim për mediat para selisë së PD, Bushati tha se Basha duhet të bëjë analizën e humbjes, por jo të largohet.

Prononcimi:

Gazetari: A duhet të japë dorëheqjen z. Basha?
Xhemal Bushati: Në asnjë mënyrë?

Gazetari: Keni dalë i treti z. Bushati në Shkodër, kush është përgjegjës për humbjen?
Xhemal Bushati: Ne dhamë modelin më të mirë.

Gazetari: Po dolët i treti, nuk keni marrë as 10 mijë vota…
Xhemal Bushati: E vërtetë, po do bëjmë analizën e zgjedhjeve dhe do dalin problematikat.

Gazetari: A duhet një lidership i ri?
Xhemal Bushati: Më i ri se z. Basha s’ka lidership…