AKTUALITET, 8 Mars 2022, 19:43

Kaso: Basha po bëhet qesharak, drejton vetëm vulën e Partisë Demokratike!

Kaso: Basha po bëhet qesharak, drejton vetëm vulën e Partisë

Përfaqësuesi i Komisionit të Rithemelimit në PD, Ivi Kaso, i ftuar në emisionin Task Force të moderatores Sonila Meço në Syri Tv, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 6 marsit.

Kaso theksoi se Basha po bëhet qesharak, duke shtuar se drejton thjesht vulën e Partisë Demokratike.

“Të dëgjosh Bashën që flet për kurth për datë zgjedhjesh, është hera e parë dhe shpresoj që të jetë edhe e fundit. Kjo gjë nuk duhet të ndodhë jo vetëm në Shqipëri, por në çdo vend të botës së civilizuar. Është i vetmi kryetar opozite që sheh zgjedhjet si rrugë të mbushur me petale.

Diskursi i Bashës është duke kaluar në limitet e groteskut. Basha po bëhet qesharak. Basha zotëron selinë e PD me marifete të ndryshme, edhe pse nuk e dëshiron aty ku ndodhet shumica e anëtarësisë së Partisë Demokratike. Basha drejton PD-në e vulës. Por, njerëzit do të refuzojnë që të trajtohen sikur janë budallenj”, deklaroi Kaso.