AKTUALITET, 8 Mars 2022, 20:33

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, trajleri kapërcen trafikndarësen dhe përfundon në kundravajtje

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, trajleri

Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në autostradën Durrës-Tiranë. Një trajler ka kaluar në krahun e kundërt të autostradës duke zhvendosur ndarëset e betonit.

Aktualisht njëri sens i lëvizjes në autostradë është i bllokuar, ndërsa ende nuk dihet nëse ka të lënduar.

Të njëjtat burime raportojnë se ambulanca është nisur drejt vendngjarje,  ndërsa detaje të reja priten në vijim.