TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pavarësisht se tashmë i kanë dalë kundër shumë prej deputetëve të PD-së, përfshirë mbështetësit e tij, duke i kërkuar të largohet menjëherë, Lulzim Basha ka vendosur të mos japë dorëheqjen.
Edhe pas humbjes dërrmuese në 6 mars, ku PD përfundoi forcë e fundit, duket se Basha nuk do të ikë vetë.
Në një mbledhje me krerët e degëve, ai ka thënë se të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi, përfshirë edhe atë vetë dhe se duhet të bëhen gati për betejën e ardhshme.
"Ne kemi në dorë të qëndrojmë, të bëjmë betejë, të bëjmë ndryshimin, të tejkalojmë kultin e individit, për t'u bërë gati për betejën e ardhshme", mësohet të ketë thënë Basha.