TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pasi ka humbur mbështetjen masivisht te demokratët, Lulzim Bashës i kanë dalë kundër edhe shumë prej deputetëve të PD, që kërkojnë largimin e tij të menjëhershëm, pas humbjes dramatike të zgjedhjeve të pjesshme lokale, ku PD u rendit forcë e fundit.
Por, situata e rëndë në PD, tashmë ka marrë trajta shumë komike.
Basha ka thirrur krerët e degëve në mbledhje, të cilët i ka emëruar vetë dhe ata një nga një po i kërkojnë që të qëndrojë si kryetar partie dhe as mos t'i shkojë mendja të largohet.
Ky duket një operacion për të balancuar thirrjet e ish besnikëve të tij, që tashmë janë kundër Bashës dhe kanë kërkuar publikisht largimin e tij, si Ervin Salianji, Agron Gjekmarkaj, Ferdinand Xhaferi dhe shumë të tjerë.
Një nga njerëzit që ka kërkuar që Basha të mos largohet në asnjë mënyrë, është Xhemal Bushati, kandidati i PD në Shkodër, që u rendit i fundit dhe humbi në mënyrë turpëruese. Në fakt, ai përpara se t'i rekomandojë Bashës, se çfarë duhetë të bëjë, ndoshta duhet të mendonte largimin për vete, sepse ka marrë rezultatin më të ulët në historinë e PD, në bastionin e së djathtës, Shkodër.
Në fakt, vetëm një njeriu që deklaron se nuk ka "humbur asnjë garë në jetë", pasi ka humbur pesë palë zgjedhje rresht, mund t'i shkojë nëpër mend, që mund ta shpëtojnë kryetarët e degëve...