AKTUALITET, 8 Mars 2022, 17:14

Alfred Lela: Basha në buzë të greminës, duhet të japë dorëheqjen!

Alfred Lela: Basha në buzë të greminës, duhet të

Gazetari Alfred Lela, në një intervistë me moderatoren Armela Ferko në Syri Tv, ka komentuar zgjedhjet e 6 marsit.

Lela theksoi se, Lulzim Basha dhe grupimi i tij janë në buzë të greminës, duke shtuar se Basha duhet të japë dorëheqjen.

“Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen. Ai duhet që të reflektojë, sepse është i pari përballë një krize të rëndë politike dhe degjenerimi të situatës.

Basha duket përballë një moszgjidhjeje. Basha e sheh se është në buzë të greminës dhe njerëzit, sigurisht që nuk duan të shkojnë drejt greminës.

Basha e mori PD-në si kokrra e mollës e së paku ta dorëzojë në mënyrë normale siç e la e mos ta katandisi si mos më keq. Deklarata e Lulzim Bashës është e turpshme, relativizoji gjërat.  

Basha del e kacarritet me duar e këmbë pas karriges të kryetarit të bashkisë. Sali Berisha dëshmoi fuqinë e vet politike. Berisha me sigël të partisë së re të tij arriti të dalë në vend të dytë, ai është dhe njëherë faktor i pamohueshëm i spektrit politik në vend”, deklaroi Lela.