TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi bëri të ditur sot se i ka propozuar Komisionit Rregullator përdorimin e pajisjeve elektronike të votimit dhe numërimit (PEVN) për zgjedhjet e 11 majit 2025.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Celibashi thekson se propozimi përfshin tre skenarë për zbatimin e votimit dhe numërimit elektronik.
“A do të donit të votonit elektronikisht? Komisionit Rregullator i kemi propozuar përdorimin e pajisjeve elektronike të votimit dhe numërimit (PEVN) për zgjedhjet e 11 majit 2025. Propozimi përfshin tre skenarë për implementimin e tyre: Skenari 1 – PEVN në njësitë adm. nr. 1, 3, 5, 8, 9, 10 (Tiranë) dhe në Bërxull, Prezë, Vorë (Vorë); skenari 2 – PEVN në njësitë adm. nr. 2, 3, 5, 9, 10 (Tiranë) dhe në Bërxull, Prezë, Vorë (Vorë); skenari 3 – PEVN në njësitë adm. nr. 5, 10 (Tiranë), Bërxull, Prezë, Vorë (Vorë) dhe në Durrës R1, R5 (Durrës)”, tha Celibashi.
Celibashi theksoi se këto do të jenë zgjedhjet e katërta radhazi me PEVN, duke konfirmuar saktësinë 100% të procesit.
Votimi dhe numërimi elektronik u provua për herë të parë në zgjedhjet e vitit 2021, në njësinë administrative numër 10 në Tiranë, ndërsa në zgjedhjet e vitit 2023, u zbatua edhe në bashkitë Elbasan, Kamëz dhe Vorë.