TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Ka qenë pikërisht Zelensku që ka bërë me dije lajmin përmes një postimi në X, Ai ka zbardhur dhe detaje edhe nga biseda.
Presidenti Zelensky shpreh mirënjohjen ndaj Shqipërisë dhe popullit tonë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Ukrainës. Ai theksoi se gjatë bisedës u diskutuan tema të ndryshme, përfshirë projekte të përbashkëta dhe perspektiva më të gjëra bashkëpunimi.
Sa i takon negociatave të paqes, pas takimeve që Trump ka zhvilluar me Rusinë duke lënë jashtë BE dhe Ukrainën, Zelensky thotë se çdo diskutim duhet t ëbëhet me pjesëmarrjen e Ukrainës në tavolinë, por edhe të Bashkimit Europian.
“Kam pasur një bisedë të mirë me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Falënderoj qeverinë dhe popullin shqiptar për mbështetjen e dhënë ndaj Ukrainës dhe popullit tonë. Ne diskutuam shumë tema të spikatura – projekte të përbashkëta dhe perspektiva më të gjera.
Biseduam edhe për iniciativat diplomatike evropiane. Është thelbësore që Evropa të jetë në tryezën e bisedimeve. Gjithçka në lidhje me Evropën duhet të jetë me pjesëmarrjen e Evropës, dhe gjithçka për Ukrainën duhet të jetë me pjesëmarrjen e Ukrainës.
Një vizion i përbashkët dhe hapa të koordinuar janë thelbësore për arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme. Ne po punojmë së bashku për të forcuar sigurinë në të gjithë Evropën. Faleminderit për mbështetjen tuaj”, shkruan Zelesnky.

Kjo bisedë vjen në një kohë kur negociatat për paqen në Ukrainë janë në një fazë delikate. Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë bisedime të drejtpërdrejta me Rusinë, duke përjashtuar Bashkimin Europian dhe Ukrainën nga fazat fillestare të negociatave.
Përjashtimi i Ukrainës dhe BE-së nga bisedimet fillestare SHBA-Rusi ka ngjallur kritika të forta nga liderët europianë. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se është e papranueshme që bisedimet të zhvillohen pa përfshirjen e BE-së dhe Ukrainës, duke theksuar se çdo zgjidhje e qëndrueshme duhet të përfshijë të gjitha palët e prekura.