AKTUALITET, 22 Shkurt 2025, 11:52

Plagosi me armë zjarri kushëririn e kryetarit të Bashkisë Kukës, gjykata vendos për 29-vjeçarin

Plagosi me armë zjarri kushëririn e kryetarit të Bashkisë

Ka dalë sot para togave të zeza autori i ngjarjes së datës 19 shkurt Sebastian Muçmata, ku ngeli i plagosur 29-vjeçari Elvis Halilaj kushëriri i kryebashkiakut të Kukësit Albert Halilaj.

Prokuroja e çështjes Vilma Kapaj ka kërkuar nga gjykata masën e arrestit me burg për shtetasin Sebastian Muçmata, i cili akuzohet për vrasje ngelur në tentativë në bashkëpunim si dhe armëmbajtje pa leje dhe municioneve luftarake.

Kërkesa e prokurorisë për masën paraprake është marrë parasysh nga gjyqtarja paraprake e gjykatës së shkallës së Parë Kukës Suada Kurti duke vendosur lënien në burg pa afat të shtetasit Sebastian Muçmata.

Kujtojmë se autori i plagosjes para oficerëve të policisë gjyqësore ka deklaruar se kjo ngjarje është shkaktuar për shkak të konfliktit për shkak të pozicionit të punës së vëllait, Zenelit, i cili mban postin e Drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve në Bashki, po sipas deklarimeve të autorit, ai akuzohet se ka ndikuar drejtpërdrejt ose indirekt në largimin nga puna të Elvis Halilajt.