TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Vlorës ka vendosur sot masën e sigurisë "Arrest në burg” për Endrit Sadedinin.
Seanca është drejtuar nga gjyqtare Alba Ngresi e cila ka lënë në fuqi kërkesën e Prokurorise së Vlorës.

Ndaj Sadedinit rëndon akuza ‘Armëmbajtje pa leje’.
Më 19 shkurt blutë e Vlorës zhvilluan dy operacione të ndryshme qytet, ku si rezultat u vendos në pranga 38-vjeçari, Endrit Sadedini, i konsideruar me rrezikshmëri te lartë shoqërore teksa po ashtu u zbuluan edhe 2 shtëpi bari.
Në momentin e arrestimit, Sadedini tentoi të qëllojë në drejtim të policisë.
Sadedini është emër i njohur për policinë, pasi u ka shpëtuar dy atentateve, njëri me tritol më 19 dhjetor 2021.
Ndërkohë përsëri në 2019, atij iu vendos një sasi e madhe eksplozivi në makinë, e cila nuk ka shpërthyer, pasi e ka pikasur në kohë.