TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Arrestohet nga policia e Tiranës një i dënuar, i akuzuar për disa vepra penale.
Sipas burimeve zyrtare është kapur një 48-vjeçar i shpallur në kërkim, i dënuar me 6 vite e 8 muaj nga SPAK, për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal’, ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”.
Si rezultat i një pune të mirorganizuar bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim policor, Sektori i Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Tempus”, gjatë të cilit u lokalizua dhe u kap shtetasi:
Orges (Dritan) Jahelezi., 48 vjeç, banues në Tiranë.
Këtë shtetas, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë e ka dënuar me 6 vite e 8 muaj burgim për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal’, “Prodhim e shitje narkotikesh”,dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”