AKTUALITET, 22 Shkurt 2025, 09:05

Vranësira të pakta kalimtare, rritje e lehtë e temperaturave, ja si do të jetë moti sot

Vranësira të pakta kalimtare, rritje e lehtë e temperaturave, ja

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se depërtimi i masave ajrore të ftohta dhe të thata veriore mbi vendin tonë edhe për ditën e sotme do ndikojnë që moti të jetë i qëndrueshëm, i kthjellët dhe me vranësira të pakta kalimtare, kryesisht nga orët e mesditës.

Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë në të dyja ekstremet ndërsa mjegulla, mjegullina do të jenë prezentë në orët e mëngjesit e të mbrëmjes përgjatë zonave luginore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje –jugperëndim me shpejtësi deri në 5m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet arriti deri 8m/s, shoqëruar me dallgëzim të forcës 1 ballë.