AKTUALITET, 21 Shkurt 2025, 22:41

“Veliajn e kanë lënë vetëm!”- Avokati: Rama e ka lëshuar, bën vetëm politikë, jo mbrojtje ligjore!

“Veliajn e kanë lënë vetëm!”- Avokati: Rama e ka

Avokati Sokol Hazizaj, është shprehur se, sipas tij, nuk po i bën mbrojtje ligjore kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim si i dyshuar për disa vepra penale, por po bën vetëm politikë.

“Nuk kam parë asnjë përpjekje të tij në identifikimin e provave në ndihmë të kryetarit të Bashkisë, vetëm politikë po bën”, tha ai.

Në studion e “Log” në News 24, Hazizaj u shpreh më tej se Veliajn ligjërisht po e mbrojnë vetëm avokatët e tij dhe se ai është lënë vetëm, pa mjete ligjore të njerëzve që ai ka bashkëpunuar.

“Kryetari që është i dyshuar, përveç avokatëve të tij, nuk ka asnjë avokat tjetër, duke filluar që nga kryeministri. Do të thotë që e ka lëshuar. Mbrojtjen Veliajt po ia bën vetëm avokati i tij”, tha Hazizaj.

Sokol Hazizaj: Po të shohësh deklarimet që po bën sot Rama me “Sy më sy”, po tregon që ai nuk është sebepi i kësaj. Po nuk kam parë asnjë përpjekje të tij në identifikimin e provave në ndihmë të kryetarit të Bashkisë, vetëm politikë po bën. Ai ka disa këshilltarë juridik, kë një korpus të madh, të marri dosjen, të thotë ‘gjeni provat kundër atyre të prokurorëve’.

Kryetari që është i dyshuar, përveç avokatëve të tij, nuk ka asnjë avokat tjetër, duke filluar që nga kryeministri. Do të thotë që e ka lëshuar. Mbrojtjen Veliajt po ia bën vetëm avokati i tij.

Mitingu, dalja, nuk janë mbrojtje ligjore. Në themel ai shtetas është në paraburgim dhe ndaj tij është ngritur një dyshim dhe duhet me mjete ligjore të provojë të kundërtën. Keni dëgjuar ju nga kryeministri të thotë që kjo gjë për të cilën ai akuzohet nga këta që unë bisedoj nuk është e vërtetë. Çfarë thotë ai, “arrestimi bëhet pa gjyq”. Atë që është në paraburgim e kanë lënë vetëm, pa mjete ligjore të njerëzve që ai ka bashkëpunuar.

Sot ai nuk ka autoritet politik ndaj Strukturës së Posaçme, për mungesë të pamundësisë së tij për gjetjen e individëve dhe njerëzve për të mbrojtur atë vetë nesër. Sot njerëzit i janë larguar Edi Ramës. Ai ka qasur njerëz vetëm politikisht, në shërbim ose kundër vetes.