AKTUALITET, 10 Janar 2022, 21:27

Bylykbashi: Demokratët s’e pranojnë më Bashën, tani nis riorganizimi i PD-së

Bylykbashi: Demokratët s’e pranojnë më Bashën, tani

Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi, i ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, komentoi protestën e 8 janarit.

Bylykbashi theksoi se, demokratët nuk po e pranojnë më Lulzim Bashën. Ai shton se, tani është koha që të nisë edhe riorganizimi i PD-së.

“Anëtarësia e ka shkarkuar Lulzim Bashën. Shumë shpejt nis riorganizimi i partisë. PD do të prodhojë realitetin, atë që realisht përfaqëson. Kjo politikisht në sytë e shqiptarëve e bën Bashën gjithmonë e më të vocërr.

Demokratët nuk e pranojnë më Bashën. Me kërkesën e tij, janë goditur dhe helmuar me gaz shumë demokratë. Shumë demokratë kanë sakrifikuar jashtëzakonisht për Bashën”, deklaroi Bylykbashi.