TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti Ilir Meta ka komentuar për herë të parë protestën e zhvilluar më datë 8 janar përpara selisë së Partisë Demokratike.
I ftuar në emisionin “Click Plus” në Maqedoninë e Veriut, aty ku po zhvillon një vizitë zyrtare, Meta tha se përgjegjësi i vetëm për dështimet e opozitës është kryedemokrati Lulzim Basha.
“Përgjegjësia ekskluzive për dështimet e opozitës i takon Lulzim Bashës,” tha mes tjerash presidenti Ilir Meta.
Më 8 Janar në selinë e PD, ndodhi një situatë e paprecedentë, ku për më shumë se tri orë pati përplasje mes mbështetësve të Berishës me ata të Bashës që ishin brenda godinës.