AKTUALITET, 15 Tetor 2024, 21:25

Bumçi: Në 10 vitet e fundit kemi bërë hapa prapa drejt BE-së, asnjë vend tjetër nuk është vonuar kaq sa Shqipëria

Bumçi: Në 10 vitet e fundit kemi bërë hapa prapa drejt

Ish Ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi i ftuar në emisionin ‘Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se në 10 vitet e fundit Shqipëria ka bërë hapa prapa dhe se asnjë vend tjetër nuk është vonuar kaq sa ne.

Bumçi: Integrimi evropian është që Shqipëria të bëhet si europa.

Shqipëria që të ketë demokraci këtu nuk ka asnjë lajm të mirë.

Në 10 vitet e fundit, 2014-2024, kemi bërë hapa prapa.

Në këto 10 vite kjo është periudha më e gjatë nga vendi kandidat, asnjë vend tjetër nuk është vonuar kaq sa ne.

Shqipëria sot është më keq se cfarë ka qenë para 20 viteh.

Ti ke sot në arrest liderin e opozitrës. Ti ke sot në burg kryetarin e grupit parlamentar të PD.

Sot ne nuk jemi më afër europës. Shqipëria sot nuk ka asnjë shenjë ndryshimi. Sot reforma në Drejtësi është e dështuar.