AKTUALITET, 15 Tetor 2024, 19:03

Gjykata e Lartë refuzoi kërkesën për pezullimin e dënimit, reagon Salianji: Sakrifica më motivon, për më shumë qëndresë e betejë!

Gjykata e Lartë refuzoi kërkesën për pezullimin e

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës së Lartë, e cila refuzoi kërkesën e tij për pezullimin e dënimit.

Salianji theksoi se sakrifica e motivon dhe më shumë, ndërsa shtoi se do të vijojë betejën.

Reagimi i Salianjit:

Ndonëse i burgosur, i kufizuar i privuar, e me një mandat me shumë mund të fituar, e që e shoh të trafikuar; përballë vetes e jush, jam njeri i lirë. Po, jam njeriu më i lirë, më i lirë se ca shërbëtorë, them atë që mendoj e vendos mbi atë që besoj!

Nuk shitem, nuk blihem, nuk trysnohem e as lëshohem nga padrejtësia, e prapë qëndroj e mbroj interesin publik. Përtej kostove, sakrificave, politikën atë çfarë kam bërë e bej, e kam zgjedhje dhe mision. E di shumë mirë, që shumë shqiptarë vuajnë padrejtësitë njësoj e ndoshta më keq çdo ditë. Shumë shqiptare e prekin persekutimin nga padrejtësia, e varfërinë nga pamundësia, qe ja vjedh ja dhunon Edi Rama vete, dora e tij e shtrire si zgjatime shërbëtoresh, kudo.

Nuk di nëse kam më shumë keqardhje apo më shume përbuzje për shërbëtorët, që përthyejnë shpinën në përkulje ndaj pushtetit, jo thjeshtë të korruptuar por kriminal. Banda që vendosin për njerëz me diploma!

Të Pengmarrë në integritetin e tyre profesional, i nënshtrohen urdhrit arbitrar që vjen direkt nga skutat e krimit. Jam i qartë edhe më shumë që dënimi pa ligj e pafuqia e çdo institucioni të pushtetit, veçse i hap shikimin e rrit reagimin njerëzve të ndershëm, opozitarë ose jo, që vuajne keqqeverisjen, emigrimin, korrupsionin, e shkeljen me kembe nga milioneret e pushtetit te krimit.

Sakrifica më motivon, për më shumë qëndresë e betejë! E ta themi qarte, Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, ndihmojne trafikun e drogës, e mbrojne me gjyqësorin e kontrolluar. E bekojnë dhe e mbrojnë vete, ndaj nuk u hetua trafikanti i drogës dhe as u hetua përdorimi e institucioneve të ministrisë së brendshme për lehtësimin e përfshirjen ne trafik droge.

Trafikanti vëlla apo xhaxha, nuk bëhet hero! E vërteta nuk mbulohet nën dritën e diellit!