AKTUALITET, 15 Tetor 2024, 18:09

Dinamika e sherrit në Vorë/ I plagosuri qëlloi me sende të forta dy vëllezër në një servis dhe...

Dinamika e sherrit në Vorë/ I plagosuri qëlloi me sende të

Zbardhet dinamika e krimit të ndodhur këtë pasdite në një servis në Vorë. Dy vëllezër me mbiemrin Mara janë goditur me sende të forta në servisin e tyre nga 25-vjeçari Xhuliano Shkurti.

Pas kësaj, një nga vëllezërit Mara ka gjuajtur Shkurtin me pistoletë në këmbë.

Dyshohet se ngjarja mund të ketë shpërthyer pas një përplasjeje dhe debati lidhur me pjesët e këmbimit të makinave.