TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një shtetas 82-vjeçar mbeti i dëmtuar si pasojë e një aksidenti që ndodhi mbrëmjen e sotme në fshatin Vukatanë të Shkodrës. I moshuari po drejton një motor kur është përplasur nga një automjet ende i paidentifikuar.
Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur shtetasi me inicialet D. N., 82 vjeç, banues në fshatin Vukatanë. Ai është transportuar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, identifikimin e drejtuesit dhe të automjetit që ka përplasur 82-vjeçarin.