AKTUALITET, 15 Tetor 2024, 19:26

Dosja “Partizani”, SPAK dorëzon në GJKKO dosjen për Berishën dhe Malltezin

Dosja “Partizani”, SPAK dorëzon në GJKKO dosjen për

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për kryetarin e PD, Sali Berisha e dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, biznesmenët Fatmir Bektashi e Xhimi Begeja dhe noteren Andia Pustina, duke zbritur në GJKKO kërkesën e nisjes së gjykimit lidhur me dosje “Partizani”.

Përfaqësuesit e akuzës Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai dorëzuan të martën e 15 tetorit materialin në gjykatë teksa kjo e fundit pritet që të hedh shortin për të caktuar trupën gjykuese ku në listën e 10 gjyqtarëve nuk përfshihet emri i Irena Gjokës.

Kjo e fundit ka qenë trupë gjykuese prej tetorit të vitit të kaluar ku ka miratuar edhe masat e sigurisë, ndërsa ligji përcakton se nuk duhet të jetë më pjesë e procesit.