AKTUALITET, 15 Tetor 2024, 18:37

Nesër mbërrin kontigjenti i parë me emigrantë, banorët e Shëngjinit për Reuters: Si fëmijët tanë dikur në Itali

Nesër mbërrin kontigjenti i parë me emigrantë, banorët

Komuniteti lokal në zonën e Shëngjinit mbështet ardhjen e emigrantëve në qendrën e pritjes italiane. Agjencia prestigjioze e lajmeve Reuters, i ka kushtuar një material të veçantë reagimit të komunitetit, ku thotë se ata i mirëpresin emigrantët dhe janë gati për mbërritjen e  tyre.

“Italianët ende na vijnë në ndihmë, kështu që edhe ne duhet t’i ndihmojmë. Ata emigrant vijnë për shkak të problemeve dhe do të qëndrojnë këtu nën mbikëqyrjen e qeverisë italiane. Kjo nuk na shqetëson dhe jemi të lumtur që mund t’iu vijmë në ndihmë sado pak”, shprehet Fran Popaj, banor i Shëngjinit.

“Janë të mirëpritur. Edhe ne kemi fëmijët tanë atje (në Itali). Njësoj siç vuajtën fëmijët tanë kohë më parë, po vijnë edhe këta refugjatë këtu për një jetë më të mirë”, thotë Flora Gjeci banore e Shëngjinit. Kontigjenti i parë i emigrantëve që Italia nisi drejt Shëngjinit, ishte i përbërë nga 16 persona, të cilët janë të gjithë meshkuj me prejardhje nga Egjipti dhe Bangladeshi.