TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy vjet pasi u shpall si i pari poet laureat, Rudolf Marku ka botuar “Antologjinë e poezisë moderne shqipe”. Kjo antologji përfshin poezitë më të mira të 59 autorëve më të mirë të letërsisë shqiptare.
Gjatë intervistës në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, Marku ka treguar se padyshim ka dhe autorë të preferuar, duke veçuar disa emra. Ai sqaron pse nuk e ka bërë pjesë të antologjisë, autoren e parë të letërsisë shqipe femërore, Adelina Mamaqin.
“Kam shije personale si Pjetër Budi, Pjetër Bogdani, Martin Camaj, Kadareja padyshim me ato poezi që ka, Fatos Arapi. Ka autorë të mrekullueshëm, ka autorë të mëdhenj.
Unë mendoj që nuk është Adelina Mamaqi autorja e parë. Unë kam parasysh një autore të mrekullueshme të letërsisë shqipe femërore, është një Bedi Pipa, libri i saj që quhet ditar intim, është një ndër librat më të mrekullueshëm të letërsisë shqipe. Nuk e kam përfshirë sepse është prozë. Ndërsa jo gjithmonë ai i pari është më i rëndësishmi. A e di cili është parimi im? Po të shohësh garën e maratonën. Në maratonë fillojnë 4 mijë vetë, mbërrijnë vetëm 3 ose 4. Dmth nuk ka rëndësi kush mbërrin i pari, rëndësi ka kush shkon deri në fund”, tha Marku.
Më tej, ai thekson se ndërgjegjen e ka të pastër pasi ka punuar 6 muaj në Bibliotekën Kombëtare.