AKTUALITET, 2 Shkurt 2022, 11:46

‘Bomba’ e Artan Hoxhës: Sinanaj rrëfeu të dhëna që hapnin punë, ia ruaj ende regjistrimin

‘Bomba’ e Artan Hoxhës: Sinanaj rrëfeu të dhëna

Gazetari Artan Hoxha ka hedhur akuza të forta ndaj institucioneve në Shqipëri, pasi ka deklaruar se policia e prokuroria nuk e kanë përdorur të gjithë rrëfimin e vrasësit të penduar, Julian Sinanaj.

I ftuar në “Opinion”, Hoxha tha se Sinanaj i kishte shkuar në redaksi para se të rrëfehej për uniformat blu dhe se ai e ruan ende një kopje të regjistrimit, ku sipas tij janë thënë gjëra shumë të forta që ende nuk janë zbuluar.

E pikërisht moskonsiderimi i këtyre deklaratave të forta ka bërë që marrëveshja mes drejtësinë shqiptare e Sinanajt të prishej.

“Shiko si është rasti konkret, personi na erdhi në redaksi, bëmë disa verifikime, një prej tyre i krimeve.

I them më ka ardhur njëri këtu e më thotë këto gjëra. Ai mbase u tremb dhe më tha mos u merr me të sepse s’është në rregull.

Ai mendonte se do ta vriste, ndjente rrezikun. I lëshojmë gazetaren që kishim në redaksi dhe i themi merru ti me këtë.

I dhamë makinën e redaksisë por nuk arritën dot në destinacion sepse na e mori policia. Jo sepse s’e dinin, por para se të fliste për policinë, do e nxirrnim në media.

Pse u prish marrëveshja me Julian Sinanajn?

Është vrasësi më i trajnuar.  Sepse unë e kam një regjistrim të asaj që ka thënë por që do të hapte shumë probleme.

Policia dhe prokuroria kanë marrë atë që kanë dashur ata dhe i kanë thënë ‘stop, deri këtu, këto të tjerat mbaji për vete’. Ai ka rrëfyer gjëra shumë të forta,”- tha Hoxha.