AKTUALITET, 21 Tetor 2024, 11:49

Në kërkim për skandalin e mikrokredive, arrestohet përmbaruesi gjyqësor në Tiranë

Në kërkim për skandalin e mikrokredive, arrestohet

Një 43 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

43 vjeçari Alban Kote, me detyrë përmbarues gjyqësor, ishte në kërkim për dosjen e mikrokredive, ku më herët u vunë në hetim 8 persona të tjerë.

"Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ekzekutuan vendimin penal për shtetasin A. K., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka vendosur masën e sigurimit personal "Arrest në burg" për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës", njoftoi policia.