AKTUALITET, 2 Gusht 2023, 19:00

Bllokohet prej dy orësh rruga Thumanë deri në Fushë-Krujë, drejtuesit e mjeteve zgjedhin aksin e vjetër

Bllokohet prej dy orësh rruga Thumanë deri në

Prej 2 orësh aksi rrugor Thumanë deri në Fushë-Krujë thuajse është totalisht i bllokuar.

Me këto temperatura të larta lëvizja është bërë akoma me e vështirë për drejtuesit e automjeteve, të cilët kanë ngelur në trafik.

Raportohet se trafiku është dhe në pjesën e autostradës pranë Thumanës me rreth 2 km, ndërsa një pjesë e automjeteve zgjedhin dhe aksin e vjetër, por sërish mbetet mjaft i rënduar qarkullimi automjeteve. Është e përvitshme kjo situatë në këtë segment rrugor, nga fluksi i madh turistëve të huaj dhe emigrantëve që kthehen në atdhe për të kaluar pushimet verore.