AKTUALITET, 2 Gusht 2023, 15:11

Gjykata jep vendimin, lihet në burg ish-ushtari i UÇK, Dritan Goxhaj

Gjykata jep vendimin, lihet në burg ish-ushtari i UÇK, Dritan Goxhaj

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg ish-ushtarin e UÇK, Dritan Goxhaj. Në dëshminë e tij në sallën e gjyqit ai ka pretenduar se nuk ka bërë asgjë të paligjshme.

Arrestimi i Goxhajt është bërë disa ditë më parë me pretendimin se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve të disa çështjeve penale, të ngritura pas luftës në Kosovë.

Goxhaj ka pasur autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm që të mbante kontakte me komandën e forcave amerikane në Shqipëri. Avokati i tij ka deklaruar se Goxhaj është arrestuar me urdhër të Serbisë.