TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

OSSH ka proceduar një subjekt, i cili do të ndiqet penalisht si dhe i është ndërprerë energjia një pallati në Shëngjin që furnizohej me energji elektrike pa leje.
Bëhet fjalë për një pallat shumëkatësh në zonën bregdetare, i cili kishte bërë lidhje energjie të paligjshme.
NJOFTIMI I OSHEE
Një pallat shumëkatësh në Shëngjin të Lezhës ishte lidhur në mënyrë ta paligjshme me energjinë elektrike, dhe ndaj subjektit privat u mor masa administrative dhe kallëzim penal.
Vijojnë kontrollet e strukturave të OSSH kundër abuzuesve të energjisë elektrike, me qëllim vendosjen e rendit ligjor dhe formalizimin e mëtejshëm të sektorit. Nën drejtimin e Drejtorisë Rajonale OSSH Shkodër, në bashkëpunim me Departamentin e Kontrollit dhe Rikuperimit të Humbjeve, kanë zbuluar dhe proceduar në polici subjektin privat, pasi vidhte energji elektrike në zonën e Shëngjinit. Nga kontrollet e ushtruara u konstatua një objekt banimi (pallat shumëkatësh), i cili ishte lidhur në mënyrë të paligjshme me rrjetin elektrik të OSSH, duke shkaktuar dëm ekonomik ndaj shoqërisë si dhe vepër penale, bazuar mbi kodin. Rasti u ndoq në prezencë të uniformave blu, duke ia kaluar më tej për veprime ligjore organeve kompetente. OSSH i bën thirrje abonentëve të distancohen nga abuzimi me energjinë elektrike dhe të denoncojnë çdo rast.