TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy persona, të cilët shpërndanin lëndë narkotike në lagje të ndryshme të qytetit.
Sipas bluve, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme kundër veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, në qytete dhe në zonat bregdetare, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Parts 13”, si rezultat i të cilit u konstatuan dhe u goditën 2 raste të tjera në këtë fushë.
Për këto 2 raste, u kapën në flagrancë teksa shisnin në lagje të ndryshme të qytetit, dhe u arrestuan shtetasit:
- E. I., 32 vjeç, banues në Vlorë, pasi iu gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa e ndarë në 110 doza;
- M. I., 22 vjeç, banues në Vlorë, pasi iu gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa e ndarë në 16 doza.
Dozat e lëndës narkotike, së bashku me një peshore elektronike, një shumë parash të përfituar nga shitja e dozave dhe 2 celularë, që iu gjetën 2 shtetasve të arrestuar, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.