AKTUALITET, 2 Gusht 2023, 17:43

Vajza u gjet e vrarë në Durrës, në 'Urën e Dajlanit’ mungojnë kamerat e sigurisë

Vajza u gjet e vrarë në Durrës, në 'Urën e

Luljeta Preza, u gjet e pajetë mëngjesin e sotëm poshtë Urës së Dajlanit në Durrës, ndërsa mendohet se është vrarë. Burime zyrtare të policisë thanë se dyshohet, që 32-vjeçarja ka humbur jetën për shkak të dëmtimeve të marra në trup, nga një mjet prerës.

Po ashtu mësohet se në vendin e ngjarjes janë konstatuar njolla gjaku. Kjo ngjarje kriminale ka vënë në lëvizje strukturat hetimore dhe policinë e qytetit bregdetar, e cila deri tani ka shoqëruar 17 persona.  Disa prej të shoqëruarve e kanë mohuar të kenë dijeni për ngjarjen, por hetimet vijojnë për krimin e rëndë. Ndërkohë, mësohet se në këtë zonë nuk ka kamera sigurie, që do të bënte edhe më të lehtë zbardhjen e ngjarjes.

Vajza e re dyshohet se është abuzuar seksualisht dhe më pas të jetë vrarë. Kjo është pistë kryesore për të cilën vijojnë të kryhen hetime. Fakti që e bën edhe më të vështirë punën e Policisë është se tek Ura e Dajlanit nuk ka kamera sigurie.