AKTUALITET, 2 Gusht 2023, 15:08

Aksident në aksin "Korçë-Pogradec", plagoset një person

Aksident në aksin "Korçë-Pogradec", plagoset një

Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", në afërsi të urës së Maliqit. Policia bën me dije se shtetasi K. Xh., duke drejtuar automjetin tip "Benz", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit K. Xh., i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.