AKTUALITET, 17 Janar 2023, 09:06

Bllokohet aksi në Shkodër, rrëshqasin dhera e gurë, e pamundur të kalohet drejt Prekalit

Bllokohet aksi në Shkodër, rrëshqasin dhera e gurë, e

Reshjet e shiut të rëna gjatë natës kanë shkaktuar bllokim të rrugës së Prekalit në Shkodër.

Raportohet se aktualisht në këtë segment rrugor qarkullimi është i pamundur për shkak të rrëshqitjeve të gurëve dhe dherave.

Firma kontraktuese do te ndërhyjë për pastrimin e saj, ndërsa nuk raportohen probleme të tjera.

Kujtojmë se që nga dita e djeshme i gjithë territori është përfshirë nga reshje të dendura shiu dhe i tillë pritet të jetë edhe në ditët në vazhdim.