AKTUALITET, 16 Janar 2023, 20:50

Gruaja pa ndjenja në makinë, ai dhe djali u morën zvarrë nga polici malazez, si u dhunua familja e ish-këshilltarit të presidentit në Murriqan (PAMJET)

Gruaja pa ndjenja në makinë, ai dhe djali u morën zvarrë nga

Një ngjarje rëndë është regjistruar dje në pikën kufitare të Malit të Zi me Shqipërinë. Ish-këshilltari i presidencës dhe profesori Petraq Milo, me djalin dhe gruan janë dhunuar dhe shoqëruar në ambientet e komisariatit nga policia malazeze. Policia malazeze i shoqëroi me forcë, ndërsa gruaja u filmua pa ndjenja brenda makinës.

Familja e Petraq Milos u dhunua nga policët malazezë në doganën e Muriqanit, me pretekstin se nuk po mbante radhën e kalimit në doganë. Profesori i njohur njëkohësisht ish-këshilltari i presidentit, u nxorr zvarrë bashkë me familjarët e tij dhe të pranishmit thanë se u dhunuan nga policia malazeze. Në pamje duket se Milo dhe djali i tij tërhiqen zvarrë nga policia, teksa shqiptarë të tjerë duan ta ndihmojnë por nuk munden dot, për shkak të frikës.

Polici që ka dhunuar këtë familje, është Nikola Boljeviç, që, sipas shqiptarëve, gjithmonë ka pasur konflikte me shqiptarët. 

“Merr nga 10 euro, ndonjë red bull, punëtorëve sezonalë sidomos nga Shkodra që të kalojnë pa probleme”-denoncoi një qytetar.

Ende nuk ka ndonjë reagim zyrtar, përveç kryetarit të bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, që kërkoi sot një reagim të fortë shtetëror.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)