AKTUALITET, 16 Janar 2023, 23:01

Enton Abilekaj: Big Brother nuk ka ndonjë diferencë të madhe nga Parlamenti shqiptar!

Enton Abilekaj: Big Brother nuk ka ndonjë diferencë të madhe nga

Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, deklaroi se Big Brother, programi që ka tërhequr vëmendjen e qindra mijëra shqitparëve, nuk e ka nivelin më të ulët se Parlamenti shqiptar, por janë mjaft të ngjashëm. 

"Këto program janë produkte të trash TV.  Shohim gratë dhe vajza që janë trofe. Gra që mbahen nga meshkuj të tjerë. Kur kërcënohen atje, thonë do ta shohësh ti. Është kulturë e vetëgjyqësisë. Në debate u kthehen vetëgjyqësisë.

Kemi parë në dy Big Brother Vip, që janë vipa të punësuar në shtet. Pasi bëhen të famshëm, punësohen në shtet. I mbajnë aty dhe ndërkohë marrin edhe rrogën në shtet. Dikush thotë dhashë dorëheqjen, që të mos përsëritej ajo që nddohi vjet.

Problemet e shoqërisë na reflektohen në Big Brother. Ky program nuk ka nivel më të ulët se Parlamenti i Shqipërisë. Nuk ka ndonjë diferencë të madhe.

Ajo që është shqetësuese, është se konflikti është prioritet. Ata që janë konfliktualë, janë personazhet kryesorë dhe më të dashur. Është si politika shqiptare.

Ky është reflektim besnik i një shoqërie", deklaroi Abilekaj.