TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se qeveria shqiptare ka thelluar borxhin public, duke financuar korrupsionin dhe investimet publike, që sipas tij, janë jashtë kornizave ligjore dhe jashtë prokurimeve sipas standarteve të ligjit.
Komentet Meta i bëri përmes një postimi në Facebook, ku ka shpërdarë edhe një pjesë të deklaratës së tij.
Meta shtoi se fermerët shqiptarë nuk do të ishin në këtë krizë të thellë, në rast se këto financime do të adresoheshin për subvencionimin e bujqësisë.
“Banda e 'Rilindjes' ka thelluar borxhin publik, duke financuar korrupsionin dhe investimet publike, që janë jashtë kornizave ligjore dhe jashtë prokurimeve sipas standarteve të ligjit. Fermerët shqiptarë nuk do të ishin në këtë krizë të thellë, në rast se këto financime do të adresoheshin për subvencionimin e bujqësisë”, u shpreh Meta.