TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti dhe sociologu Ergys Mërtiri tha në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se emisione si “Big Brother” tregojnë etjen e medias për të tërhequr audiencë duke shfaqur gjëra anormale për të peshkuar publikun, duke përdorur banalitetin si instrument për të fituar vëmendjen dhe kësisoj paratë. Sipas tij, duke e ekspozuar pafundësisht, ditë për ditë anormalitetin, ai bëhet normal dhe këto prodhojnë një shoqëri anormale ku anormalja kthehet në normë, përhapet nga të gjithë shkatërron shoqërinë.
“Shoqëria duhet të ketë një nivel kulturor. Ky është një lloj vulgariteti, vaniteti, banaliteti dhe e zgjeron gamën në një nivel të frikshëm. Këto lloj emisionesh nuk i drejtohen asnjë lloj vlere, por përdorin instiktin për biznes. “Big Brother” përdor institiktin pervertiv, nevojën për të parë intimitetin e tjetrit, si të shohësh nga vrima e çelësit se çfarë po bën tjetri. Këtë perversitet këto lloj emisionesh e përhapin në shoqëri.
Këto lloj emisionesh i drejtohen urrejtjes, janë me njërin kundër tjetrit, pra është instikti më tipik i turmës që është urrejtja. Pastaj është sadomazokizmi, kur njeriu vuan, sulmohet nga dikush tjetër, ne duam të shohim sa më shumë lot aty, produksioni kujdeset që t’i bëjë banorët që të qajnë, kam parë sekuenca ku njerëzit lotojnë dhe sa më shumë lotojnë as më tërheqës bëhet. Në një farë mënyre kultivohet perversioni si normalitet.
Meqë media është në luftë për audiencë, nëse shfaq gjëra normale nuk do të shikohet. Atëherë për të tërhequr audiencë ajo shfaq gjëra anormale, që është gjëja më e lehtë se si peshkohet publiku. Duke përdorur këto lloj karremesh, këto lloj mediash përdorin banalitetin si instrument për të fituar vëmendje, pra paratë.
Duke ekspozuar pafundësisht, ditë për ditë anormalitetin, ai bëhet normal dhe këto prodhojnë një shoqëri anormale ku anormalja kthehet në normë, përhapet nga të gjithë shkatërron shoqërinë”-tha Mërtiri.