TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Neritan Sejamini, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për programin Big Brother, që ka "gozhduar" shqiptarët para ekranit.
Sejamini deklaroi se njerëzit e shohin këtë program, sepse nuk kanë aktivitete të tjera, për t'u argëtuar dhe elitat e vendin nuk prodhojnë asgjë.
Ai deklaroi se faji nuk është i popullit që ndjek këto shembuj, por i elitave që janë shumtë të prapambetura.
"Këtu ka tre elemente. Ata që e organizojnë. Ata që marrin pjesë dhe ata që shikojnë. Ata që e organizojnë, përse e prodhojnë? Çfarë tjetër prodhohet? Mund ta kemi kollaj t’ju themi njerëzve pse e shihni? Por, çfarë ka të premten në Burrel, në Bulqizë, etj? Unë pashë pak çfarë ka në Tiranë, asgjë, as teatër, as cirk, asgjë.
Qenia njerëzore ka nevojë të argëtohet. Ne kemi nevojë të përcjellim, të komunikojmë. Problemi jonë është pse sot prodhimi dhe oferata e TV-ve shqiptare, janë tallave? Ka edhe Përputhen përshembull. Është diçka e trishtë. Pastaj sheh në emisionet e mbrëmjes, serioze, ku ka teori konspirative, teori qesharake.
Shihni të ftuarit në edicionet e lajmeve. Ne kemi problem, cfarë prodhojmë ne si shoqëri? Unë e kam provuar edhe në kurrizin tim. Unë kam bërë programe televizive me karakter shpjegues. E di çfarë më kanë thënë? Këto janë gjëra akademike, që nuk i kupton populli. Sot, shoh njerëz në media, që thonë ne prodhojmë por ky popull, nuk ja vlen të lodhesh për këtë popull.
Por, elita nuk punon për popullin, elita e sheh botën siç nuk e shohin njerëzit. Nëse elita u shkon prapa njerëzve, atëhere kjo quhet gara drejt fundit. Kemi hyrë në garën drejt fundit. Fajin këtu e ka elita shqiptare.
Mendimi im është se populli shqiptar, nuk është më shumë i prapambetur se popujt e botës, por elita shqiptarë është shumë më e prapambetur se elita e botës", deklaroi Sejamini.