TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetari Blendi Fevziu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, sulmoi “mafian e shezlongëve”, që u bë fajtore e zaptimit të plazheve të vendit gjatë këtij sezoni veror, duke sjellë edhe braktisjen e plazheve private nga pushuesit vendas dhe të huaj. Fevziu solli rastin e një familjeje nga Kosova që nuk ishte pranuar në një plazh të jugut, me arsyetimin se nuk pinin alkool dhe nuk linin bakshish.
“Kësaj vere kam lëvizur nga Llogaraja në Sarandë. Ajo që kam parë ka qenë dukshëm më dobët në jug, por jo në Tiranë. Turizmi është fusha kryesore e ekonomisë. Por nuk kemi të drejtë ta shkatërrojmë pa filluar akoma nga njerëz që duan të fitojnë.
Një herë që isha në jug, pashë se nja 30 njerëzve nuk u jepnin çadra se nuk pinin alkool dhe nuk jepnin bakshish. Kjo është kriminale. Më gjej një vend që mbushet me shezlonge dhe kthehen në milionerë të shezlongëve. Nuk marrin vetëm hotelet, por çdo njeri që ka lidhje me një të fortë. Shezlongu kushton 1 euro dhe e jep 30 mijë lekë. Nëse ke restorant ti mund ta vendosësh vetë çmimin e pjatës, por nuk mund ta vësh 100 euro për pronën publike që e ke zaptuar, duke u nxirë jetën qytetarëve që u hap çantat për termusin e ujit dhe të qumështit të fëmijëve.
Thonë i kemi shtrenjtë se jemi si San Tropeja etj. Nuk ka persona të huaj që ulen në shelzonge me 100 euro, por janë ata që vijnë nga bota e krimit”- tha Fevziu.