AKTUALITET, 16 Shtator 2024, 21:00

“Lali Fiku”, Erion Veliaj "tund" edhe në Pezë "medaljen e trimërisë"

“Lali Fiku”, Erion Veliaj "tund" edhe në Pezë

Erion Veliaj hyri në politikë si ish-djali i mitur që kishte shitur fiq. Vazhdon edhe sot ta përmendë si "medalje trimërie".

Në 82-vjetorin e Konferencës së Pezës, Veliaj mori pjesë gjatë paradites në homazhet në Varrezat e Dëshmorëve, për të kujtuar këtë ngjarje historike për popullin shqiptar dhe risjellë në vëmendje simbolikën e kësaj dite të shënuar. Ai ishte i pranishëm edhe në ceremoninë zyrtare, në të cilën theksoi se kur shqiptarët bëhen bashkë mund të bëjnë gjëra të mrekullueshme.

Në një video të publikuar në Facebook, Veliaj shihet duke konsumuar fiq me miq në Pezë, ku vetë shkruan “Lali Fiku”.

Muzeu i artefakteve të Forcave të Armatosura shpalosi sot në Pezë një koleksion të pasur të armëve të përdorura gjatë Luftës së Dytë Botërore nga shqiptarët dhe njësitë e ndryshme të forcave që luftuan kundër pushtuesve nazifashistë. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu bëri të ditur se aktiviteti u zhvillua në kuadër të 80-vjetorit të Çlirimit, si një eveniment i përvitshëm me një muze të lëvizshëm që tërhoqi vëmendjen e qindra të apasionuarve e turistëve.