AKTUALITET, 16 Shtator 2024, 17:43

Mosdërgimi i mandatit të Xhaçkës në Kushtetuese/ Qefalia: Komisioni i Venecias të japë një verdikt të qartë!

Mosdërgimi i mandatit të Xhaçkës në Kushtetuese/

Deputeti i PS-së, Xhemal Qefalia, komentoi mosdërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese. Qefalia tha se maxhoranca nuk mbron mandatin e askujt. Ai tha se PS kërkon tashmë një mendim nga Komisioni i Venecias, duke shtuar se shpreson që “Venecia” të japë një verdikt të qartë.

“Nuk ka pasur vendimmarrje në grup. Është e paqartë se si duhet të veprojë një deputet në të tilla raste. Ne i jemi drejtuar Komisionit të Venecias në mënyrë të qartë. GJK nuk e urdhëron deputetin sesi të shprehet sesi do të votojë.

Maxhoranca nuk po mbron mandatin e Olta Xhaçkës, pasi mandati i saj mbaron vitin tjetër. Siç e kemi parë, kemi kolor votash, nuk ka ndarje mes maxhorancës dhe opozitës. Presim që Komisioni i Venecias të japë një verdikt të qartë. Deputetët kanë votuar sipas mendimit të tyre.”, tha ai.