AKTUALITET, 16 Shtator 2024, 21:33

“Jeta e qytetarit nuk ka përmirësim”, Blendi Fevziu: SPAK-u nuk duhet të mendojë se do të pastrojë politikën

“Jeta e qytetarit nuk ka përmirësim”, Blendi Fevziu:

Gazetari Blendi Fevziu u shpreh kritik në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCn TV me reformën në drejtësi, duke thënë se qytetarët nuk kanë përfituar nga ajo dhe se dosjet e tyre janë "stivë". Nga ana tjetër ai u shpreh se misioni i SPAK nuk është për të pastruar politikën, por për të dënuar personat që kanë shkelur ligjin.

“Nëse do të pyesësh një qytetar, jeta e tij nuk ka përmirësim, dosjet janë stivë, drejtësia nuk jepet, proceset janë shtyrë dhe gjykatat janë pa personel nga vettingu.  

SPAK ka bërë gjëra që janë për t’u shënuar, veçanërisht me krimin e organizuar, por nga ana tjetër SPAK-u nuk duhet të mendojë se është institucion për të pastruar politikën. Është vetëm për të dënuar personat që kanë shkelur ligjin. Jo për të pastruar politikën, sepse nuk pastrohet me vendime gjyqësore. E deformon politikën dhe do të sjellë pasoja afatgjata”- tha Fevziu.