AKTUALITET, 16 Shtator 2024, 18:33

Stomatologu brenda në shkolla, 200 kabinete të reja dentare në gjithë vendin

Stomatologu brenda në shkolla, 200 kabinete të reja dentare në

200 kabinete dentare janë të instaluara në shkollat 9-vjecare në të gjithë vendin, në to shërbejnë rreth 400 mjek dhe infermier,  të cilët kryejnë jo vetëm depistime tek dhëmbët e fëmijëve, por edhe ofrojnë shërbimet që ato kanë nevojë.

“Ne konstatojmë problematikat fillestare dhe lajmërojmë prindin, e marrin në shkollë shumica dhe një pjesë tjetër ka dentistin e familjes,” –shprehet stomatologia Irida Xhangolli. Edhe pse fëmijët dhe prindërit janë ndërgjegjësuar për nevojën që i duhet kushtuar higjienës orale, sërish problemet me dhëmbët nuk mungojnë. “Tek fëmijët 6-10 vjeç dhëmbët e qumështit prishen më shpejt, ndërsa 10-15 vjec janë karies grade e parë apo e dytë,”-thotë stomatologia.

Drejtoresha e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Jeta Deda zbulon se për herë të parë për mjekët stomatolog do të ketë një njësi matëse të punës së tyre, në mënyrë që asnjë fëmijë të mos mbetet pa shërbim. “Këtë vit të gjithë këta mjek stomatolog do t’ju përgjigjen rreth 238 mijë fëmijëve që filluan shkollën, ka diçka të re që ne kemi vendosur për të gjithë këta mjek, do të kenë një kartë performace ne do të verifikojmë sa depistime për herë të parë janë kryer sa për herë të dytë dhe matim dhe punën e tyre,” –tregon Deda. Studimet e kryera nga Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë faktuar se shëndeti oral, është një problem global.