AKTUALITET, 28 Korrik 2023, 14:39

Bie numri i kredive me probleme, ulen në nivelin e 6.2 përqind në qershor

Bie numri i kredive me probleme, ulen në nivelin e 6.2 përqind në

Kreditë me probleme shënuan rënie të lehtë gjatë qershorit. Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë ky tregues u ul në 6.2% nga 6.23% që ishte në maj.

Megjithatë, mbetet sërish i lartë krahasuar me fundin e vitit të kaluar kur zbritën në 5%.

Kjo ishte edhe norma më e ulët e shënuar në dekadën e fundit, ndikuar nga ristrukturimet, por dhe masat e bankave për të mbledhur kreditë e këqija. Me gjithë rritjen që kanë pësuar huatë me probleme në pjesën e parë të vitit sërish mbeten brenda normave të pranueshme.